Imazhi i një vendi në botën e jashtme është mjaft i rëndësishëm për shkak se duke pasur një imazh të mirë, shteti arrin të realizojë politikën e saj të jashtme.
Studiuesit e diplomacisë publike (masive) theksojnë se duke pasur opinionet e jashtme një përfytyrim pozitiv për një vend, atëherë ata mund të ndikojnë në mënyrë indirekte ndaj qeverive të tyre për një politikë miqësore, ndërsa mund të përfitohet edhe në turizëm dhe investime të huaja.
“Imazhi i një kombi mund të kuptohet si një paragjykim i thekur dhe kjo nuk ndodh papritur, por shpesh është krijuar në procese të gjata historike”.
- Procesi fillon me ndonjë përvojë që në jetën e hershme të njeriut; në shkollë, në librat e fëmijëve, përralla dhe literaturë e kohës së lirë, teatër dhe mund të përfshijë llogaritë e bëra nga të afërmit, të njohurit dhe miqtë
- Kunzcik vlerëson se mjetet e komunikimit masiv, si radio dhe transmetimet e programeve televizive ndërkombëtare, gazetat dhe revistat, programet kulturore shkëmbyese, sportet, librat, shërbimet e lajmeve etj., janë ndoshta formësuesit më të mëdhenj të imazhit, përfshirë këtu edhe arsimimin dhe udhëtimi, si përvojë personale që luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e imazhit.
- Imazhi i një vendi mund të dëmtohet rëndë nga deklaratat e qeveritarëve të një vendi të cilët i flasin publikut të tyre për një vend tjetër. “...Kur ka një antipati kombëtare, atëherë faktet janë të pabesueshme... Njerëzit i besojnë qeverisë së tyre sesa qeverisë së huaj”.
- Dhe, pikërisht këtu shkëmbimet dalin si më të suksesshme për krijimin e marrëdhënieve afatgjate, në radhë të parë shkëmbimet studentore, komunikimet ndërkulturore etj. Ngritja e imazhit, sipas që ka krijuar nocionin aq të përmendur sot në marrëdhëniet ndërmjet shteteve “soft power” dhe që përfshin elemente të shumta që duhet përdorur politika e jashtme për t'i krijuar një vendi një reputacion të mirë, kërkon një sërë aktivitetesh për t'i bërë opinionet e jashtme që të dëshirojnë atë që edhe ne e dëshirojmë. Sipas tij, soft power lind nga magjepsja e kulturës, idealeve dhe të praktikave të mira politike të një vendi. “Kur politikat tona duken të mira në sytë e të tjerëve, atëherë forcohet soft power.
Në dimensionin e kulturës ai përfshin edhe arsimin, shkëmbimet studentore, akademike etj. Po këto kategori i veçon edhe studiuesi më i cituar evropian i diplomacisë publike, Jan Melissen. Ai thotë se arti, kultura, arsimi, kanë qenë gjithmonë mjet për arritjen e qëllimeve politike, që kryesisht kanë ndikuar në zbutjen e marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Ndërsa, studiuesi më i cituar i komunikimeve publike ndërkombëtare, Eytan Gilboa, thekson se “sot imazhi dhe reputacioni i mirë në të gjithë botën i arritur nëpërmjet tërheqjes dhe bindjes, janë bërë më të rëndësishme sesa territori, qasja dhe lëndët e para, të fituara tradicionalisht nëpërmjet masave ushtarake dhe ekonomike.
Lon Karrica - Gjermani
Baki Mustafi - Gjermani
Një ish ushtaraku njohësi i më se shtatë gjuhëve të huaja.
Një lobist dhe një aktivist që dha shumë në ngritjen e imazhit kombëtar në komunitetin shqiptar të rrethit të Stuttgartit aty ku jeton.
Themelues, anëtarë kryesie, nga viti 2013 Kryetar i Shoqatës Pavarësia, aktualisht Kryetar i Ansamblit Pavarësia 2010.
Bashkëthemelues dhe Kryetar i zgjedhur i nëndegës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të BW - Gjermani
Sylë Mujaj u lind në Kosovë, në maj 1958, në fshatin Dukaivë, Rugovë, komuna e Pejës.
Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë.
Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg.
Në fillim vuajti burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “Hekur e beton” të Nishit në Serbi.
Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).
Me ndihmën e Amnesty Internacional dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.
Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.
Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu që prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoi vargje që të tronditin me forcën e tyre realiste e me fuqinë e tyre artistike, që depërtojnë deri në qelizat e trupit.
Flora Balaj - Zvicer
Një personazh i cili jep vlerë Lobit Shqiptar, në përgjithësi mërgatës dhe kombit tonë shqiptar, është Flora Balaj, e cila në konferencën e fundit për unitet që u mbajt me 19 dhe 20 dhjetor 2020 u zgjodh në një Komision shumë të rëndësishëm.
Flora Balaj, ishte besnike e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar që nga fillimi i themelimit, më 20.02.2016 ku kjo vazhdon të jep kontribut në Lobin Shqiptar.
Flora Balaj- Thaqi nga Peja, e martuar me Pren Balajn, së bashku kan katër fëmijve të edukuar në frymën kombëtare.
Në mërgim gjendet që nga viti 1989, ajo jeton në Zvicer.
Ka të kryer shkollimin profesional për stiliste parukeri dhe grim.
Pasioni i saj veshjet kombëtare shqiptare.
Aktualisht aktiviste dhe anëtare e Komisionin për Lobim dhe ngritje të imazhit të kombëtar, pran Lobit Shqiptar.