Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe! BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!
            Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe!BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!

Sylë Mujaj -  shënime Biografike

 

Sylë Mujaj u lind në Kosovë, në maj 1958, në fshatin Dukaivë, Rugovë, komuna e Pejës.

Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë.

 

Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg.

Në fillim vuajti burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “Hekur e beton” të Nishit në Serbi.

 

Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).

Me ndihmën e Amnesty Internacional dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.

 

Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.

Sylë Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet. Njeriu që prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoi vargje që të tronditin me forcën e tyre realiste e me fuqinë e tyre artistike, që depërtojnë deri në qelizat e trupit.

 

Piktura e tij e krijuar, ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje–siç kujton autori, -një pikturë e lexueshme, por domethënëse: ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës: fatet individuale të njerëzve-numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë, shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë.

 

I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën, ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist, pasqyron botën e tij të brendshme. Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve, portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.

Syl Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në katër ekspozita personale të hapura pese në Zvicër, një në Itali, kurse nga viti 1996-2018: Koordinator i simpoziumit ndërkombëtar “Aleksandër Moisiu-1994, Lugano Prezantues në Ekspozitën “bardh e zi” për Kosovën në Qendrën Zvicerane të Milanos, shtator 2001, Koordinator i takimit Moisiu 2005, Vico Morcote, Hotel “Olivela” Lugano, Si dhe ne fund EKSPOZITË NE AMBASADËN E KOSOVËS NE AUSTRI. Ekspozitë ne Ambasada e Republikës se Kosovës 12 – 23 mars 2018, Zahringerstrasse 25 – 3012 Bern Ekspozitë ne Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë, Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, ....... Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij : 1992– “Simposio Internazionale” Lugano 1994. Promotore del “Alessandro Moissi", Symposium Internazionale Dedicato ad Alessandro MOISSI, 17–18–19 Marzo 1994 (CH) Lugano, Palazzo dei Congressi. 1992- “Psicologia delle prigioni jugoslave”, Autore della mostra, Bazel. 1992-” RICONOSCENZA”, Per Simposio, Moissi‘94, 19. 03.1994 Lugano. 1993 – “Dietro le ferrate” Autore dell’esposizione in - “Art–Telier” Mostra di Disegni, “Dietro le ferrate” di Mujaj Sylë e Hydajet Hyseni. Roveredo. 1994 - Exposition Ethnographique de Sylë Mujaj Autore del–Esposizione, (6 juin–20 juin 1997) “Université Populaire Albanaise” 1 Genève -Giornate di cultura albanesealbanischen kulturtage. 1995- “RICONOSCENZA”,(Per il risultato straordinario come coltivatore il presentatore d’etnografia albanese in Europa), Zürich, 22.02.1997. 1996- “Psychologie der Gefangenschaft in Jugoslawischen Gefängnissen”, Autore dalla mostra -1997

 

Mostra d`ARTE/kunstausstelljung, Sylë Mujaj: “Pyrographe”/ “pyrography” Sylë Mujaj i Hydajet Hyseni: Bozen/Bolzano, Centro giovanile, Via vintler strasse. 1997- “Ethnografische Ausstellung, Pyrographie und Kostumography”, Autore della mostra in Vervasser: Sylë Mujaj, 22.02,1997-25.03.1997 Albanischer Kulturzentrum Hohlstrasse 473, 8048 Zürich. 1992, 1993, 1996, 1997- autor i ekspozitës “mbas grilash”, xylography, 1992, 1993, 1996, 1997. 1997- Il Delegato di Soccorso Operaio Svizzera (SOS), in nome di Comunità albanese per il nostro Governo in esilio, 17.07.1997. 1998- Autore del mio libro: “Uomini Numeri”, “Lega Degli scrittori e artisti, 10.02.1998 Tiranë, Albania. 1998- “Membro Della Lega degli Scrittori e artisti Albanesi”, 12.02.1998, Tirana, Albania. 2001- Laureato con il premio speciale della presidenza di centro Studi Universum “EUROPA”, poesia “Sogno in Esilio”, 03.06.2001 Bellinzona. 2001- “Foto Bianco e Nero”, Esposizione con Paolo Pellegrini e Maurizio Bertolotti, in Centro Culturale svizzero in Milano, 25.05.2001. 2001- Prezantues në ekspozitën “bardh e zi” për Kosovën në qendrën zvicerane të Milanos, 2001 2004- Pyrography, Esposizione, col il Patroncinio del Comune di Lugano, “Il Ritorno delle nostre Anime”, Inaugurazione: 7.8.2004-29.08.2004, Piazza C. Cattaneo,1, 6976 Castagnola 2005- Koordinator i takimit Moisiu 2005, Vico Morcote, Hotel “Olivela” Lugano, 2007- Ekspozitë me 28. 05. 2007 në Iragna të Ticinos përmes Shoqatë Zvicerane-shqiptare, 2007-Autor i ekspozitës në Pejë, gusht 2007 2007- Ekspozitë me 28.05.2007 në Iragna të Ticinos përmes shoqatë zvicerane-shqiptare, 2009. -Reportazh nga Televizioni i Dukagjinit në Pejë 2009, nga Lirije Hajzëraj, si dhe nga TV Diaspora në verën e këtij Viti (2009). 2010--Themelues i kolonisë art–turizëm “Kodra”, me qendër në galerinë re artit në Pejë. 2010- Ne studio RTV Dukagjini, në lidhje me koloninë “Kodra”, korrik 2010. 2011- Ekspozitë ne Ambasadën e Kosovës ne Austri. 2018- Ekspozitë ne Ambasada e Republikës se Kosovës 12 – 23 mars 2018, Zahringerstrasse 25 – 3012 Bern 2018 - Ekspozitë ne

Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë, Adresa: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, ....... Mendime te ndryshme Vizatimet e Sylë Mujës, megjithë lirinë shprehëse, krijojnë një emocion të gjallë sepse lindin nga thellësia e një toke të vuajtur.

Toka ku ai lindi është ajo pjesë e ndarë e Shqipërisë që quhet Kosovë. Për këtë duhet të përfaqësohen vuajtjet e dhjetë viteve, në një botë të izoluar dhe të mbyllur në një burg ku ai ka mundur të konstatojë se cilat janë plagët e botës ku jetojmë.

 

Për këtë arsye ato, vizatimet zgjojnë interes të veçantë tek publiku vëshgues sepse krijojnë përshtypjen se janë përshkruar me gjak njerëzor të atij që ka jetuar i fshehur nga rrezet e diellit, por njëkohësisht u shfaq njerëzve guximin e të mbijetuarit edhe gjatë momenteve të vështira.

 

Për t’a thënë me shprehjen e Garsia Lorkës, 

Vizatimet dhe poezitë e tij na bëjnë të kuptojmë se: “Jeta nuk është ëndërr, por mish i gjallë”.

 

Maestro Ibrahim Kodra Milano Vitet e pafajshme të një jete të njomë dhe ato të mërgimit jashtë atëdheut pas tyre, kjo është galeria e motiveve dhe portreteve të këtij libri me vargje e piktura të Sylë Mujës. Kujtoj së librin e cilëson një vlerë e veqantë përse duhet të botohet. Është vlera e dëshmimit të njëmijë njëhershëm së krijimtaria dhe akti krijues janë vetëvetiu çlirim dhe liri që nuk mund të burgosen.

 

Azem Shkreli Shkrimtar nga Prishtina Para përmbledhjes mbresëllënse e poetike të Sylë Mujajt, mua, që i takoj kulturës italiane, mendimi gjithnjë më vete tek Silvio Pellico (Pelliko) që hoqi dhjetë vite burg të rëndë, në kështjellën morave të Spielbergut, për fajin (nese kështu mund të thuhet) se e deshti atëdheun dhe lirinë.

 

Nga ajo përvojë dhembjeje, ai përfitoi dhuratën e dyfishtë, ringjalljen e besimit të plotë fetar dhe frymëzimin poetik: një poezi e shprehur në prozë, në dukje të thjeshtë. Ç`Thjeshtësi tmerrshme! Qe e mundur të shkruhej se libërthi Burgjet e Mia i kushtoi Perandorisë Austriake më tepër se sa një betejë të humbur. Nuk kisha dashur të krahasoj; por, po e përsër, mendimin pashmangshmërisht më vete atje.

Edhe këtu gati dhjetë vite burg; një burg aq i rëndë, sa na bën të shtangemi. Një shpalosje e këngës, kësaj radhe në vargje por edhe në Vizatime (vizatime që më kumtojnë ndjenjën e një vuajtjeje ç`njerëzore), që më lënë pa fjalë, por për këto shprehet edhe shqiptari i madh Kodra, e unë i përulem këtij autoriteti.

 

Dëshpërim?

Unë do të kisha folur për një shpresë që autori ka ditur ta gjejë përballë ç`do dëshprimi që mund të përftohet, përmes vullnetit për një qendresë të paepur, që më në fund triumfon edhe atëherë kur askush nuk mund ta parasheh qoftë edhe një dritë të zbehur në fund të tunelit të tmerrshëm.

Pothuajse metaforë e të gjithave, tuli i bukës ndahet nga racionet e holla: “Në të do ta gëdhënd fytyrën e nënës trime, / Është punë e dashur por shumë e vështire, / së n`rrudhat e ballit t`nënës, pjesë e jetës sime. Emri që bëhet numër: “Lojë me njeriun, lojë me emrin / 712 “.

E më këtë numër 712 shtrirja e kohës: “një vit, dy vite … dhjetë “. Në atë numër ndërlidhet jeta, gjë që duket e pamundur.

Kthehem të “copa e bukës”, të portreti që ngelet në “pritje”, në fakt është “shpresa që përbirio muret e qelisë “. Mëtutje flitet për " një zë" për "një dritë" e para e dëgjuar e dyta një vagëllim, që "rrjedh një zë, një dritë, / si nëpër birë të fytzës". Pastaj: “Ditë të gjata / nëtë të gjata”: “Deti i Tivarit lidhur me tel". "Plisa të bardhë / mbi bonacë të kuqe". Por, pa pritur, një lule " çeli në oborrin e qelisë", shkelur menjëherë "nga një këmbë polici": por kjo lule do të rilind; "vitin tjetër, / në çdo plasë betoni / bulëzoi nga një lule". Dhe poezia tjetër “Vizita” që të bënë si një ëndërr joreale: “Një ditë hyri një fëmijë / në derë të policisë”. Kisha dashur ta citoj të gjithë poezinë: “ U ul pa bërë zë / në pragun me dritë./ belbëzoi diçka / më zërin e fëmijës,/ Për mua qe dhe mbeti / më e mira vizitë.” Duke i`u kthyer edhe një herë Pellikos, ma kujton memecin e vogël në oborrin e burgut të tij të parë në Milano; apo fëmijët që qëndronin përtej rrugës përballë dritares se qelisë ku ai ishte i në burgun e tij të dytë në Piombi të Venedikut. Ja: aty përtej vdekjes është jeta: fëmijët janë siguria e rilindjes, e jo pa ndonjë arësye, aty kah fundi, poezinë “Natyrë”, Sylë Mujaj u`a përkushton tre fëmijëve të tij duke u uruar që të jetojnë në një botë më të mirë dhe në plotëni lirie.

Përmbledhja “Njerëzit numra” është mbresëlënëse dhe e thellë: ndërsa unë e shpalosa me hope dhe ngutshëm. Mario Agliati Shkrimtar nga Lugano Kush e njeh nga afër autorin e këtyre veprave artistike befasohet dhe mahnitet me artin e tij dhe me lidhjet e forta që ka ky njeri me çdo gjë që është shqiptare.

Mbasi e mbyll fletën e fundit të këtij ALBUMI të përshkon një ndjenjë e çuditëshme. Cilido, mbasi i kundron këto krijime në pirografi, ndjen thellë në shpirt një dhembje njerëzorë, një revoltë dhe një dëshirë deri në prag të ulërimës: - “Hej, përse e dënuat këtë artist, këtë njeri, këtë student, përse e burgosët Sylën?” … Arti i këtij njeriu që gëzohet si fëmija kur dëgjon një fjalë të ëmbël, është binjak me zemrën e tij të bardhë. Syla ka një plagë që rjedh e pikon, një plagë që ulërin e proteston – dhëmbjen për bashkëvuajtësit. Syla ka adhurim për gjeniun – Moisiun. Shpirti i tij pikon mallë për për vendlindjen.

Me një respekt dhe dashuri të thellë që të përmallon deri në përlotje, Syla e shikon natyrën e vendlindjes së vet. Sa shumë e don dhe e adhuron Grykën e Rugovës ky njeri endërr plagosur.

Vizaton, djeg, gdhend krenar kullat shqiptare. Sikur përulet me respekt para një gardhi ku dikur ka kaluar gjyshi luftëtar.

Ndalet ne konturet e një mullari, duke u kujdesur të mos humbë asnjë fije bari! Vizaton plot mendim jelekun e një burri apo, derdh të gjithë elegancën në një shami nusje. E sheh një bjeshkë me borë apo, një stan bagëtish, si aleatin më të sigurtë. Tek një turrë e druve, vizaton dhe shpreh keqardhjen që nesër do t’i vijë radha të digjet. Me një dashuri gati gati qiellore hedh në art portretet e fëmijëve të vet, të prindërve, të motrave, të njerëzve që aq shumë i do ky njeri. Në çdo vepër të tij, Syla flet, shpirti i tij flet, dora e tij prek butë mbi telajo dhe në mënyrë krejt të logjikshme të duket sikur ajo pyetja të ndjek kudo nga pas: - “Hej, kafshë, përse e burgosët njeriun - artistin Sylë!?” Agim Doçi Poet Shqiperi E njoh Sylë Mujaj që nga vitet e universitetit.

 

Ishte viti 1981 dhe në Prishtinë po shpërthente pranvera e protestave studentore dhe e të gjithë popullit të Kosovës që hapte shpresat e një çlirimi të popullsisë shqiptare nga pushtimi serb. Repressioni i policisë serbe çoi në arrestimin e shumë patriotëve, midis tyre, të mikut Sylë Mujaj që kaloi vite të gjata burgimi të rëndë. Mbas lirimit të tij dhe ardhjes në Zvicër raportet mes nesh rifilluan më të forta se më përpara. Sylë Mujajn e admiroj për patriotizmin e thellë, dashurinë për familjen, krijimtarinë.

Personalisht kam përkthyer në italisht një përmbledhje të tijën me poezi që fituan admirimin e publikut italian. Në to vihet re një gjuhë e thjeshtë dhe direkte, një kërkim i thellë i ndjenjës së vuajtjes dhe të shpresave të një populli të tërë:shqiptarëve të Kosovës. Aktiviteti poetik shoqërohet me krijimtarinë artistike: vizatime, portrete, pirografi etj. Në këtë veprimtarinë qe keni para veti ai shpreh mundësitë më të mira të tij.

Portretet janë plot shprehje, vizatimet tregojnë më mirë sesa një libër historie ose një kronikë e viteve të burgut, miqësinë, sensin e solidaritetit, njerëzinë.

Ndersa me në fund pirografitë janë pasqyra e të vërtetës të njerëzve të tij. Njerzë krenar dhe të fortë që mbas dhjetë vjetësh shtypjeje më në fund rifituan lirinë. I uroj kombit shqiptar të Kosovës të marshoj drejt progresit që meriton dhe shpresoj që udhëheqësit aktual dhe brezat e ardhshëm ti vlersojnë sa më mirë shpirtrat e lirë, si Sylë Mujaj, që me sakrificën e tyre kanë kontribuar për çlirimin e Atdheut. Milano, qershor 2002, Dr. Demetrio Patitucci “Vlera e parë është shpirti i shpëtuar nga burgu, se shumë u vranë, se Syla bëhet përçues i këtyre vuajtjeve. Në punimet “Lotët e qyqes” shoh shtatë plagë që është një vlerë morale. Ky libër është album. Zija Çela “Duke i përmendur demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, Syla sjell një mesazh universal, është një dëshmi e madhe se ishte një lëvizje e shpirtit të madh shqiptar. Autori ka mbetur tepër njerëzor duke kaluar dy ferre; i pari burgu dhe i dyti Kosova e burgosur. Libri do të ketë jehonë në të ardhmen”. Bardhyl Londo “Shpreh kënaqësinë time dhe e quaj privilegj të recitoj poezitë dhe t’i sodis këto vizatime brilante qe rrjedhin nga shpirti i autorit”. Margarita Gjepa: “Shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen në këtë promovim, e quaj privilegj të recitoj poezitë brilante qe rrjedhin nga shpirti i autorit”. Shaban Demiraj: “Para katër vjetesh isha në Lugano për përvjetorin e Aleksandër Moisiut ishte e papritur që një shqiptar nga Kosova organizoj këtë aktivitet të madh, për tu treguar të huajve për traditat dhe idealet të cilat ne i kemi të përbashketa kudo qe ë jemi Shqiperi, Kosovë e diasporë”. Adem Istrefi: “Në këtë libër Syla flet shqip si për shëmbull: emrat Fjolla, Vesa e Blini. Pra me trondit në këtë libër vizatimi i parë “Grilat”, kjo i shkon për shtatiu Kosovës se sotme.

 

Ky ka shkruar një varg me asht të shpirtit, kjo poezi e tij përcjellë diqka të madhe me vlera të medha e do të mbetet e veqantë me vlerat e veta. Agim Gjakova: “Ne qe dimë vuajtjet e Kosovës e dimë rëndësinë e këtij libri tani do të filloj jehona e këtij libri. Me dy tipare më klithma e portretizime. Pra ky libër është i veqantë”. Tefik Dedej: ”Ky është fillim i suksesit në tokën amë i Sylë Mujajt, zoti do ti hapi rrugët e tij” Alfred Moisiu: “Syla është patriot i madh, Për simpoziumin për Moisiun, Syla është organizator i madh për brenda të huajve e shqiptarëve, ky aktivitet pati jehonë të madhe së u dhanë konsiderata nga të huajët fjala është për simpoziumin e Moisiut” Shane Muda: “Mos u frigoni nga dhimbja së dhimbja bënë mrekullira siç ka bërë Sylë Muja në libërin e tij, dhimbja dhuron lumturi”. Perikli Çuli: “Syla ka fatin e madh të bashkoj artin e vizatuar me poezinë”. Muhamet Bici: “E kam njohur qush student, kam emocione të mëdha kur flas për Sylën i cili fletë për popullin e vetë nëpërmjet artit, vlerën e njeriut për popullin, personaliteti i tij është shëmbull për të gjithë shqiptarët”. Skender Kamberi: “Isha i impresionur kur i pashë në Galerinë “T & G”- ën punimet e Sylë Mujës, janë vepra unikale me elegancë e finesë, të jashtëzakonshme, Nusja kosovare është punuar më shije të hollë”. Adriatik Kallulli: “Shumë gjera mi rrembeu Shaban Demiraj, por dua t`ju them athua ky person kishte aftësi të një doktorate për të bërë këtë mrekulli për Moisiun, mblodhi personalitete që kishin bërë për figurën e Aleksandër Moisiut.

 

Ky njeri i don vlerat kombëtare dhe po ndihmon pa kursim”.

Ekspozita e z. Sylë Mujaj është kontribut aq sa njeriu nuk mund ta vlerësoj si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, poashtu në spektrin figurativ është një fat i madh që kombi ynë nxjerrë artist të këti kalibri. Urime dhe suksese në të ardhmen, dëshiroj që edhe herave tjera të shoh punime të këtilla.

Mesazhi i juaj është tejet i begatshëm dhe i qartë”. Jetullah Haliti – ETI “E çmoj lartë punën artistike të Sylë Mujës në teknikën e pirografisë njëherit për aftësinë e tij qe të prezentoj artdashësve shqiptarë e zviceran etnografinë kombëtare të veshjeve dhe elementeve të tjerë. Për suksesin e deritashem e vlersoj lart dhe dëshiroj punë të suksesëshme në lamin figurativ.

Nexhmedin Spahiu “Ekspozita e z. Sylë Mujaj ka një karakter të veçantë kombëtar, dhe neve si vizitorë vetëm na mbetet që t’i urojmë suksese”.

 

Zeqir Gjocaj “Kur e pashë ekspozitën tuaj e pashë nanën Kosovë i pashë gurrat e bardha, vendin e baballarëve të mij, ndjeva flladin e Grykës së Rugovës”. Qamil Nivokazi “Të përgëzoj për punën e madhe që keni bërë me aq mjeshtri, sidomos është për t’ju lavdëruar në përpjekjet tuaja për prezantimin e kostumografisë shqiptare.

 

Pra ju dëshiroj më shumë si artist. Sami Dërmaku “E çmoj punën tuaj me një vlerë të lartë”.

Imer Gashi Amminatissimo della civiltà espressa da questo mostra, i miei complimenti con l’autore, e formulo i più feriali auguri per la perspetiva e la libertà del Kossovo e dell`Albania”. Mario Agliati Ekspozita etnografike e Sylë Mujajt më ka lënë përshtypje e sidomos më ka emocionuar reagimi i disa fëmijëve, ku për herë të parë u njohën për së afërmi me kostumet kombëtare”. Fevzi Braha “This has been a very superb expo. Keep it up Syle”.

 

 

Druckversion Druckversion | Sitemap Diese Seite weiterempfehlen Diese Seite weiterempfehlen
Diese Homepage wurde von Lobi Shqiptar erstellt: