Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe! BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!
            Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe!BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!

Lobi Shqiptar në Reinach të Zvicres, mbajti takimin sensibilizues dhe informues mbi mundësinë e investimeve të përbashkëta në  vendlindje.

 

Në praninë e disa bashkatdhetarëve, në kushte ende jo stabile të pandemisë së COVID19, përfaqësues të kompanive dhe të shoqatave shqiptare, në Reinach të Zvicres realizuan një aktivitet të përbashkët të Lobit Shqiptar dhe Credit Union Group, duke parë mundësinë e investimeve të përbashkëta të projekteve të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Që në fillim të pranishmëve ju drejtua z. Naser Vuqeta i autorizuar nga drejtori i shkollës shqipe në Dacaj të Plavës dhe Gucisë, ku u informuan rreth djegëjes së shkollës në atë fshat, me që rast komisioni humanitar i Lobit Shqiptar, filloj një aksion të ndihmës humanitare rreth rindërtimit të asaj shkolle shqipe dhe nevojës së ruajtjes së mësimit shqip në ato treva, për shkak të rrezikut permanenet të asimilimit të popullatës shqiptare në ato treva.

 

 

Pronari i Restorantit Züribeck, humanisti i njohur z. Bajram Mulaj, njëherit edhe nikoqiri i këtij tubimi, filloj aksionin duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për këtë shkollë e që aksioni vazhdoj  gjithashtu duke ju bashkangjitur edhe bashkatdhetarët tjerë.

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe pas mbajtjes së një minut heshtje për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për Atdhe, e mori fjalën Skenderbeg Klaiqi Kryetar dhe themelues i Lobit, ku bëri prezantimin e platformës së Lobit Shqiptar, historikun dhe fillet e saj, si dhe problemet e zhvillimit të saj organizate, gjatë periudhave të ndryshme, ndërsa Credit Union Group bëri prezantimin e disa projekteve, të cilat janë duke u zhvilluar nëpër botë dhe mundësia që edhe ato projekte të aplikohen në trevat shqipfolëse, pamarparasysh vendin ku ndodhen.

Të pranishmit patën shumë interes për bashkëpunim të mundëshëm, e duke shfaqur interesimin për regjistrim në organizatën panshqiptare të Lobit Shqiptar, dhe duke shiquar mundësinë, e bashkëpunimit edhe me Credit Union Gouop si një Kompani Holdingu, e regjistruar në Zvicer,që i tubon shumë kompani, banka, OJQ, e që janë të grupuara rreth saj.

 

Nga biznismeni i njohur kosovar që jeton në Zvicer z. Shkelzen Mula,të pranishmit si dhe përfaqësuesit e Credit Unionit i informoj edhe për ligjet e mira të Republikës së Kosovës, që janë përpiluar për investorët strategjik, me qëllimin e hapjes së vendeve reja të të punës, në Kosovë.

 

Nga organizatat shqiptare vlenë të përmendet edhe lëvizja Krahët e Shqipës të cilët i dërguan përfaqësuesit e tyre, me qëllimin e bashkëpunimit dhe bashkimit rreth projekteve të ndryshme me Lobin Shqiptar, posaqërishtë të bashkimit të potencialit të Diasporës, ku u bë thirrje që të bashkohemi rreth një platforme të përbashkët për ta ndihmuar Atdheun.

 

Pas prezantimit të sejcilit me radhë e që nga ta kishte, mjek specialistë, ingjinjer, specialist të IT-s, biznismen, shkrimtar etj, vlenë të theksohet edhe Dr.Lumni Ademi, angazhimin e tij nëpër vite që kishte realizuar projekte të ndryshme në hapësirat shqiptare, Kosovë dhe Maqedoni.

Në vazhdim Lobit Shqiptar në radhat e kryesisë, pranoj edhe pesë emra të rinjë, ku do të angazhohen rreth rrjedhës së bashkëpunimit të lobit dhe lobistëve në degën e Zvicrës.

 

Gjithashtu për projektin e metodës së re të aplikimit të trajtimit të pacientëve me Kancer, shfaqi interes të madhë edhe gjinekologu i cili punon në Klinikën e Tutlingenit në Gjermani, Dr. Bekim Idrizi, ku të pranishmit i informoj për gatishmërinë e bashkëpunimit.

 

 

 

Credit Union Group, një grupë investuesish, që investojnë projekte të ndryshme në Botë, vitin e kaluar kan futur në agjenden e tyre edhe Kosovën, Shqipërin dhe Maqedonin, me investimet e tyre në fushat të ndryshme, si të projekteve agrare të bioprodukteve duke hapur tregun e përbashkët, në turizëm, shëndetësi, minjera, minerale, ujra , energji alternative etj.

 

Me një foto të përbashkët u përfundue takimi, duke u zotuar se do të bashkëpunojmë dhe do të takohemi prap.

 

27.06.2020 Reinach

 

Lobi Shqiptar - Zvicer

Druckversion | Sitemap
Diese Homepage wurde von Lobi Shqiptar erstellt: