Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe! BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!
            Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe!BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË!

 

 

 

 

Lobi Shqiptar, është një organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim ti bashkojë shoqatat, klubet, organizatat, grupet, bashkësitë, federatat, unionet, bashkësitë fetare, subjektet etj.

 

Lobi do të jetë zëri shqiptarëve në gjithë botën.

 

Lobi është organizatë jo fetare dhe jo partiake.

Pa dallim regjioni, religjioni, gjinie, ngjyre, orientimit politik.

 

 

Lobi ka për detyrë krijimin e urave bashkëpunuese, në mes të organizatave, qeverive dhe angazhohet në faktorizimin e mërgatës shqiptare! 

 

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR I THEMELUAR MË 20.02.2016 NË LÖRRACH TË GJERMANISË!

 

I RISTRUKTURUAR MË 30.03.2019 NË FREIBURG TË GJERMANISË!

 

LOBI SHQIPTAR SELIN E VET E KA TË REGJISTRUAR NË FEUSISBERG TË ZVICRES.

 

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në themelimin e 20.02.2016, nga të pranishmit nxori një kryesi të ngushtë, prej pesë anëtarëve, ku Kryetar i saj u zgjodh Skenderbeg Klaiqi!

 

Lobi Euro-Atlantk Shqiptar, arriti që ti themeloj shumë degë dhe nëndegë në vendet e ndryshme perëndimore, kryesisht në Evropë, duke ndërtuar ura lidhëse edhe me Ligën Qytetare dhe lobistët në SHBA dhe tërë botën kudo që jetojnë shqiptarët.

 

 

Lobi Shqiptar si vazhdimësi e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, e ka Statutin, Kryesinë, emblemën, Logon, e mbrojtur me ligj, që të dyjat si ajo e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe të Lobit Shqiptar!

 

Në bazë të mbledhjes së mbajtur me 30 Mars 2019 ne Freiburg te Gjermanisë, me karakter gjithëpërfshirës te Mërgatës Shqiptare dhe, marrëveshjeve te dalura nga kjo mbledhje, nga Këshilli Drejtues ne mbledhjen e mbajtur të datës 30.03.2019, është emëruar Komisioni Statutor prej tre anëtaresh, i cili ne cilësinë e Grupit punues të hartoj Statutin e LSH. Anëtarët e Kryesisë së Lobit / Këshilli drejtues, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyre të lirë për t'a organizuar në mënyrë institucionale dhe të strukturuar mërgatën shqiptare anembanë globit kërkesa dhe nevoja reale të kohës, 

 

 

Në këtë mbledhje, fillimisht u mor vendimi që Lobi Euro-Atlantik Shqiptar të quhet Lobi Shqiptar, ku u themelua një Kryesi e re, që përbehej kryesisht nga intelektualët shqiptar nga Diaspora!

 

Lobit Shqiptar konfirmoj edhe një herë themeluesin e saj, për President z. Skenderbeg Klaiqin!

 

 

 

Druckversion | Sitemap
Diese Homepage wurde von Lobi Shqiptar erstellt: