Vendim i rëndësishëm!
Të nderuar aktivist dhe aktiviste të Lobit Shqiptar,
në mbledhjen e mbajtur me datë 20.03.2021 analizoj dhe shqyrtoj qështjen e dhënies së të drejtës së përdorimit të emrit, emblemës dhe të gjitha të drejtat e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar apo Lobi Shqiptar.
Në këtë mbledhje u konstatua, se edhe më tej ka njerëz të cilët vazhdojnë ta përdorin emrin dhe emblemën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, pa konsultime dhe pa marrëveshje, prandaj të gjitha grupeve dhe organizatave të regjistruara si ndonjë organizatë, shoqatë, ti jepet afat deri me 30.03.2021 për aplikim, për përdorim të emrit dhe emblemës nën emrin Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, apo Lobit Shqiptar, pasi që këto të drejta i takojnë Presidentit të Lobit Shqiptar, si themelues dhe Komisionit përkatës.
Ju njoftojmë se pas kësaj date, të gjithë ata që përdorin emrin dhe emblemën e Lobit Shqiptar dhe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, konsiderohen si të paligjshme dhe përdoruesit do të bartin pasoja juridike.
Ju njoftojmë se ky komision u themelue si rezultat i Konferencës së parë online të mbajtur me 19 dhe 20 dhjetor të vitit 2021 dhe e ka fuqin juridike dhe morale, pasi që anëtarët e komision përbëhet nga të gjitha grupimet.
Prandaj ju mundë të aplikoni në këtë formular dhe komisioni pas ti shqyrtoj kërkesat e juaja,
do të ju njoftoj.