Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe! BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË
            Si në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbe!BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE NË BOTË 

DEPARTAMENTI PËR EKONOMI DHE FINANCA

Bashkëpunim me qeveritë e  Atdheut për investime nga Diaspora.

Përparim Nishori - Francë

 

Perparim Nishori , - Pino i lindur në Prizren në vitin 1983. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoji në qytetin e lindjes.

Studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2006 hapi biznesin e tijë të parë në prodhimtari në Kosovë.

Në vitin 2008 u largua nga Kosova per të vazhduar me biznes ndërkombëtar. Ne vitin 2010 hapi biznesin e parë në projektim dhe ndërtim në Francë.

Sot është President i Troja Holding në Francë dhe në Shqipëri. Ne bizneset e tijë të shumta, si në: - Projektim - Ndërtim - Investim - Paluajtshmëri - Shitje të produkteve inovative dhe dekorative gjithqka rreth ndërtimtarisë - Prodhim të dyerve dhe dritareve nga PVC dhe Alumini janë të punësuar qindra punëtor.

Qarkullim vjetor mbi 10 miljon € :

Sot është udhëheqes i 8 kompanive në Francë, dhe 3 ne Shqiperi dhe është në hapje të Bizneseve të reja në Shqipëri, Francë, Gjermani dhe Zvicerr. Synimi i tijë i ardhjes në LOB-in Shqipëtar është të ndajë me bashkë-kombasit e tijë përvojat dhe kompetencat e shumta në fushën e biznesit ndërkombëtar në fusha të ndryshme në të të bërit biznesit.

Valbona Avduli -Daki,

 

e lindur në vitin 1968 ne Kumanove.

Nga Kamenicë e Koasovës.

Me vendbanim në Zürich te Zvicres, jeton që nga viti 1996.

 

Shkollën e mesme ekonomi-marketing,

studimet juridik në Univerzitetin e Prishtinës.

E integruar mirë në shoqërinë zvicerane, duke i ruajtur rrënjët prej nga vjen dhe duke u angazhuar në luftën kundër asimilimit të mërgimtarëve.

Nënë e dy fëmijëve, fëmijët e saj i ka rritur dhe edukuar me përkushtim dhe dashuri kombëtare dhe atdhetare.

Vlenë të përmendet, se vajza e Valbonës, është inkurajuar  nga Valbona vet, të luan në reprezentacionin Kombëtar në Republikën e Kosovës si futbolliste e cila është e angazhuar edhe në Zvicër për ekipe të ndryshme.

Aktualisht në ekip në Zürich.

Valbona e ka përcjellur vazhdimisht Lobin Shqiptar që nga fillimi i themelimit më 20.02.2016 dhe tani e angazhuar në Departamentin për Ekonomi dhe Financa, bashkëpunim me qeverit e vendeve të atdheut për investime të huaja.

Druckversion Druckversion | Sitemap Diese Seite weiterempfehlen Diese Seite weiterempfehlen
Diese Homepage wurde von Lobi Shqiptar erstellt: